Ukraina ndal të gjitha operacionet në centralin bërthamor të Zaporizhjas
Autori: Gazeta inFokus
09:53 | 11 September 2022
Agjencia shtetërore, Enerhoatom, ka bërë të ditur se janë ndalur të gjitha operacionet në centralin bërthamor në Zaporizhja të Ukrainës, si masë sigurie.
Ky central bërthamor është më i madhi në Evropë.
Rusia e ka marrë kontrollin e centralit pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Sipas agjencisë Enerhoatom – përgjegjëse për mirëmbajtje të centralit – reaktori i vetëm që ka qenë në funksion është ndalur më 11 shtator, dhe se është duke u punuar për ftohjen e tij.
Më 7 shtator, autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje banorëve në zonat rreth centralit që të evakuohen për sigurinë e tyre.
Luftimet mes forcave ruse dhe atyre ukrainasve rreth centralit kanë rritur shqetësimet për ndonjë katastrofë të mundshme bërthamore.
Rusia e ka akuzuar Ukrainën se po tenton të rimarrë centralin me forcë, akuza që janë hedhur poshtë nga Kievi.
Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se po dërgon armë të rënda afër centralit, duke e ditur se ushtria ukrainase nuk do ta sulmojë.
Moska ka kundërshtuar këto pretendime, mirëpo u ka rezistuar thirrje për të çmilitarizuar këtë zonë, ashtu që të shmanget ndonjë katastrofë ambientale.
Enerhoatom ka thënë më 11 shtator se ka rikthyer linjën e energjisë që është dëmtuar nga sulmet ruse, dhe tani centrali furnizohet me energji nga sistemi ukrainas.
“Prandaj është marrë vendimi për ndalje të njësitit të gjashtë dhe ftohjes së tij”, ka thënë agjencia.
Enerhoatom ka thënë po ashtu se rreziku për dëme tjera “vazhdon të jetë i lartë”.
Një ditë më parë, më 10 shtator, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, e cila ka vëzhgues të saj brenda centralit, ka thënë se situata në objekt është “tejet jostabile”.
“Kjo është situatë e paqëndrueshme dhe është duke u kthyer në rrezik”, ka thënë shefi i agjencisë Rafael Grossi në Vjenë.
Ai ka bërë thirrje për dhënie fund të armiqësive dhe krijimit të një zone çmilitarizuese afër centralit, për të shmangur katastrofën bërthamore.
Ndërkohë, Petro Kotin, udhëheqës i agjencisë Enerhoatom, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP më 10 shtator se forcat ruse e kanë torturuar stafin në centralin në Zaporizhja dhe se të paktën dy punëtorë kanë vdekur.
“Dy persona janë rrahur për vdekje. Ne nuk e dimë ku janë dhjetë njerëz tjerë, ata janë rrahuar nga rusët dhe tani nuk kemi informacione për vendndodhjen e tyre”, ka thënë ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

T� tjera
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...


































