“Ukraina mund ta fitojë luftën me Rusinë”/ SHBA: Po i nisëm armë, “mbaron” Moska!

Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 26 April 2022
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e çeli takimin me ministrat e Mbrojtjes së mbi 40 vendeve në bazën ajrore amerikane të Ramstein në Gjermani duke shprehur besimin se Ukraina mund të triumfojë kundër Rusisë në konfliktin që ka hyrë tashmë në muajin e tretë.
Ishte shefi i Pentagonit ai që e organizoi këtë takim pas vizitës në Kiev ku i premtoi më shumë mbështetje ushtarake presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Lloyd Austin: Siç e shohim sot, kombet nga e gjithë bota qëndrojnë të bashkuara në vendosmërinë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të Rusisë. Ukraina beson qartë se mund të fitojë dhe kështu besojmë të gjithë këtu.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, sqaroi se qëllimi kryesor i bisedimeve është bashkërendimi i shtimit të ndihmës për Kievin që përfshin armatim të rëndë, si dhe dronë luftarakë dhe municione.
Ai nënvizoi se javët e ardhshme do të jenë kritike. Ukrainasit, tha Milley, kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të jenë të suksesshëm në fushën e betejës e ky është dhe qëllimi i kësaj konference.
Pas dështimit për të marrë Kievin, Moska e ktheu fokusin e ofensivës së saj drejt lindjes, duke nisur një mësymje tokësore në rajonin e Donbasit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu vlerësojnë se shumë njësi ruse janë dobësuar, me disa që kanë humbur rreth 30 për qind të ushtarëve, një nivel që konsiderohet shumë i lartë nga ushtria amerikane për të vazhduar luftimet.
Sipas vlerësimeve të zbulimit britanik, rreth 15,000 ushtarë rusë janë vrarë në konflikt, ndërsa janë shkatërruar 2,000 automjete të blinduara, përfshirë rreth 530 tanke, si dhe 60 helikopterë dhe avionë luftarakë.
Të tjera
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...
-
Pas urdhrit të talibanëve, gazetaret afgane shfaqen me mbulesë në fytyrë
Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizioni...
-
Mbi 960 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi
Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve ame...
-
Ky është numri i të vaksinuarve për 24 orë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit, ku ka njoftuar se pë...
-
Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 9 ra...
-
Presidenti polak: Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj
Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj, u ka thënë presid...