Lajme

Ukraina i kërkon shpjegim Turqisë për anijen ruse

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 07 July 2022

Ministria e Jashtme ukrainase tha më 7 korrik se anija ruse që barte drithë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu.

Ukraina tha se lejimi i anijes që të largohet nga porti i Turqisë ishte një veprim “i papranueshëm” dhe për këtë temë do të thërrasë në bisedë ambasadorin e Turqisë.

“Na vjen keq që anija ruse, Zhibek Zholy, e cila ishte e mbushur plotësisht me drithin e vjedhur ukrainas, është lejuar që të largohet nga porti Karasu, pavarësisht të dhënave që u janë prezantuar autoriteteve turke”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko përmes një postimi në Twitter.

-Advertisement-

“Ambasadori turk në Kiev do të ftohet nga Ministria e Jashtme e Ukrainës për të sqaruar këtë situatë të papranueshme”, shtoi ai.

Më 4 korrik, zyrtarët në Turqi konfirmuan se kishin ndaluar një anije mallrash ruse dhe se po hetonin pretendimet e Ukrainës se ajo po transportonte grurë të vjedhur.

Ukraina është një prej prodhuesve dhe eksportuesve më të mëdha në botë të drithërave. Por, Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – ka bllokuar portet ukrainase, duke ndikuar në rënien e furnizimeve botërore të ushqimit dhe rritjen e çmimeve./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera