Lifestyle

Ukraina, furnizuesja me “nëna bartëse”

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 13 February 2018

Ukraina, një prej shteteve më të varfëra të Evropës, po kthehet ne vendin ku shkojnë njerëzit që duan të kenë një fëmijë përmes një nëne bartëse.

Shuma e majme e ofruar për raste të tilla josh mjaft gra e vajza të reja, por frika e shfrytëzimit mbetet gjithmonë e pranishme. Ana është një prej tyre. Ajo foli për BBC-në, me kushtin që të mos identifikohej plotësisht. Vajza rrëfen se kur dëgjoi për herë të parë për një mundësi të tillë, sapo kishte mbaruar shkollën e mesme dhe do të punonte si kamariere në një hotel të frekuentuar nga turistët në qytetin e saj në perëndim të Ukrainës.

Kjo punë do t’i sillte 200 dollarë në muaj, ndërsa mbajtja e fëmijës së dikujt tjetër, 20 000. Diferenca është e ndjeshme. Familja e Anës nuk ishte e varfër sipas standarteve lokale, por ajo donte diçka më shumë që të përballonte gjëra të shtrenjta, si shtëpi apo makinë. Hapin e madh vendosi ta hedhë kur ishte 21 vjeç, kishte punuar disa vjet në hotel e kishte dhe një vajzë të vetën. Sipas ligjit ukrainas, një nënë zëvendësuese duhet të ketë një fëmijë të sajin përpara se të mbajë në bark atë të dikujt tjetër, kështu ka më pak gjasa të afeksionohet së tepërmi pas foshnjës që, sapo të lindë, duhet ta dorëzojë.

-Advertisement-

Nevoja për para’ është ajo që shtyn gratë e reja atje t’i hyjnë një sakrifice të tillë. Dy vjet më parë, një prej tyre, Ania, rrëfente anën e errët të të qënit një nënë zëvendësuese.

“E mendova shumë gjatë, por kisha nevojë për suport financiar. Gjëja më e vështirë ishte se për një vit nuk duhet të shikoja të afërmit apo miqtë. Për të mos thënë pastaj që një pjesë e njerëzve të mi më shikojnë sikur të mos jem normale dhe më duhet të fshihem nga të gjithë”, shprehej Ania.

Çiftet e huaja kanë vërshuar në këtë cep të Europës që prej vitit 2015, thotë BBC, kur zonat e njohura në Azi për nënat bartëse nisën t’i mbyllnin këto të ashtëquajtura industri të tyre në mesin e raporteve për shfrytëzim. Pas ndalimit që iu bë edhe në Indi, Nepal e Tajlandë, vëmendja u kthye tek Ukraina, një nga të paktat shtete ku fenomeni gjallon akoma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera