Lajme

Ukraina ftohet në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 29 March 2022

Ukraina dhe një numër vendesh jo anëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në takimin dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme, sipas një deklarate të aleancës veriatlantike.

NATO tha se “ministrat e Jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme [Josep Borrell]” do të marrin pjesë në një sesion të takimit më 7 prill.Disa nga ministrat “mund të marrin pjesë përmes videolidhjes”, thuhet në deklaratë.

Ministrat e Jashtëm nga 30 vendet anëtare të NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ky takim vjen pas atij të javës së kaluar të nivelit të lartë, kur liderët e NATO-s u mblodhën në një samit të jashtëzakonshëm mbi krizën në Ukrainë.

-Advertisement-

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera