Lajme

Ukraina: Forcat ruse po rigrupohen, por janë të paaftë për të avancuar

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 28 March 2022

Forcat ruse po rigrupohen, por ata nuk janë në gjendje të përparojnë askund në Ukrainë, ka pohuar zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes.

Hanna Malyar tha se forcat ruse po përpiqeshin të përforconin pozicionet që tashmë i kishin dhe po përpiqeshin të depërtonin në Kiev, por sipas saj nuk kanë shpresë për të kapur kryeqytetin.

“Që nga sot, armiku po rigrupon forcat e tij, por ata nuk mund të përparojnë askund në Ukrainë,” tha ajo në një konferencë.

-Advertisement-

Ajo shtoi se njësitë ruse mund të kthehen për të forcuar përpjekjet për të rrethuar kryeqytetin, shkruan BBC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera