Ukraina: Elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së Putinit, ky do të jetë pasardhësi i tij
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 20 March 2022
Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës pretendon se elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së presidentit rus, Vladimir Putin.
“Helmim, sëmundje e papritur, aksident – elita ruse po e shqyrton mundësinë e largimit të Putinit”, thuhet në një postim në faqen e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes në Facebook.
Ukraina pretendon se pas gjithë kësaj qëndron një grup njerëzish me ndikim që janë opozitë në Rusi. Bëhet fjalë, thonë ata, për elitën politike dhe të biznesit, përcjell Gazeta Express.
“Qëllimi i tyre është të largojnë Putinin nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosin lidhje ekonomike me Perëndimin, të cilat u shkatërruan nga lufta”, thuhet në postim.
Sipas ukrainasve, ata e shohin kreun e inteligjencës, Alexander Bortnikov, si pasues të Putinit.
“Është domethënëse që vetë Bortnikov kohët e fundit ra në disfavorin e Putinit. Arsyeja zyrtare e rënies së tij është vlerësimi fatal i luftës në Ukrainë”, thotë ministria ukrainase.
Bortnikov dhe departamenti i tij, sipas njoftimit, ishin përgjegjës për analizimin e situatës mes njerëzve në Ukrainë, si dhe vlerësimin e kapaciteteve të ushtrisë ukrainase.
Ministria ukrainase thekson më tej se Bortnikov dhe disa përfaqësues me ndikim të elitës ruse po shqyrtojnë opsione të ndryshme se si ta largojnë Putinin nga pushteti.
“Nuk përjashtohen helmimet, sëmundjet e papritura apo ndonjë “aksident” tjetër”, thuhet ndër tjerash në postim.
Nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes thonë se këtë informacion e kanë marrë nga pala ruse.
Të tjera
-
“Jini të gatshëm kur të vijë treni”, “qasje serioze”, mesazhi që Hovenier, Orav e Rohde i çuan Qeverisë për dialogun
Ambasadori i SHBA-së, ai i BE-së në fjalimin e tij të parë publik që nga ardh...
-
Reagon kompania që Dejona Mihali e ndërlidhi me Hykmete Bajramin: Shpifje, linçim publik i biznesit, do t’i shqyrtojmë opsionet ligjore
Kompania farmaceutike, Riga Pharm ka reaguar ndaj akuzave të Koordinatores së...
-
Osmani: Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me homologun bullga...
-
Kurti: Qëllimi ynë nuk është që të veprojmë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë, siç ka prirjen ta paraqesë opozita
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në Konferencën e D...
-
Azemi-Mihalit: Ti dhe VV i keni dhënë urdhra Nagip Krasniqit, hajnitë po derdhen shesheve, siç do të thonin në Shqipëri
Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka reaguar pas akuzavetë Kordinatores së Komite...
-
Maqedonci: Strehimi i terroristëve nga Serbia është shqetësues
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se fillimi i procesit gjyqësor kund...
-
Propozimi i Daut Haradinajt: Të hapet Ura e Ibrit gjashtë orë ditën, gjashtë orë në mbrëmje
Daut Haradinaj i AAK’së ka dhënë një propozim lidhur me çështjen e Urës së Ib...
-
Vuçiq bën një krahasim absurd: Sikurse nuk ka kurë për kancerin, e njëjta është për problemet me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidh...
-
“Fëmijët që nuk flasin vijnë e prekin bukën në çakallë, marrin ujë, thonë që ka pas fat e ka fol” Ky është Mulliri 300 vjeçar që ende funksionon si në kohët e vjetra
Mulliri 300-vjeçar që gjendet në fshatin Vraniq të Komunës së Suharekës, i nj...
-
Kurti në New York me kryeministrin e Lihtenshtajnit flasin për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Kryeministri Kurti në New York është takuar me kryeministrin e Lihtenshajnit,...
-
Vetëm 19 vjeçar dhe shtatë incidente penale e afro 100 gjoba për kundërvajtje, e kaluara kriminale e Shkumbin Sekiraqës
Shkumbin Sekiraqa dhe Pajtim Gashi janë dy nga “protagonistët” e konfliktit t...
-
Gërvalla në New York: Kosova ka vendosmëri për integrim euroatlantik
Në takimin e Kartës ShBA-Adriatik (A-5) në New York, ministrja e Punëve të Ja...