Lajme

Ukraina: Elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së Putinit, ky do të jetë pasardhësi i tij

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 20 March 2022

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës pretendon se elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

“Helmim, sëmundje e papritur, aksident – ​​elita ruse po e shqyrton mundësinë e largimit të Putinit”, thuhet në një postim në faqen e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes në Facebook.

Ukraina pretendon se pas gjithë kësaj qëndron një grup njerëzish me ndikim që janë opozitë në Rusi. Bëhet fjalë, thonë ata, për elitën politike dhe të biznesit, përcjell Gazeta Express.

-Advertisement-

“Qëllimi i tyre është të largojnë Putinin nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosin lidhje ekonomike me Perëndimin, të cilat u shkatërruan nga lufta”, thuhet në postim.

Sipas ukrainasve, ata e shohin kreun e inteligjencës, Alexander Bortnikov, si pasues të Putinit.

“Është domethënëse që vetë Bortnikov kohët e fundit ra në disfavorin e Putinit. Arsyeja zyrtare e rënies së tij është vlerësimi fatal i luftës në Ukrainë”, thotë ministria ukrainase.

Bortnikov dhe departamenti i tij, sipas njoftimit, ishin përgjegjës për analizimin e situatës mes njerëzve në Ukrainë, si dhe vlerësimin e kapaciteteve të ushtrisë ukrainase.

Ministria ukrainase thekson më tej se Bortnikov dhe disa përfaqësues me ndikim të elitës ruse po shqyrtojnë opsione të ndryshme se si ta largojnë Putinin nga pushteti.

“Nuk përjashtohen helmimet, sëmundjet e papritura apo ndonjë “aksident” tjetër”, thuhet ndër tjerash në postim.

Nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes thonë se këtë informacion e kanë marrë nga pala ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera