Ukraina, “e gatshme për kundërofensivë në pranverë”

Autori: Gazeta inFokus
09:22 | 26 February 2023
Forcat e armatosura të Ukrainës do të jenë të gatshme të nisin kundërofensivë në pranverë kundër forcave ruse, që janë duke tentuar ta pushtojnë shtetin, ka thënë zëvendësshefi ukrainas i inteligjencës ushtarake, Vadym Skibitsky.
Ai ka thënë se koha e saktë varet nga disa faktorë – përfshirë dërgimin e armëve perëndimore në Ukrainë, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mposhtjen e sulmuesve rusë.
Një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Skibitsky ka përmendur se synimi i Kievit është që të çlirojë gjithë territorin ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Moska më 2014.
“Ne do të ndalemi kur ta kemi shtetin tonë sipas kufijve të vitit 1991”, ka thënë ai.
“Ky është mesazhi ynë për Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar”.
Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Të paktën 8.000 civilë janë vrarë dhe mbi 13.000 të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave zyrtare.
Forcat ruse aktualisht zotërojnë 20 për qind të territorit ukrainas.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

Të tjera
-
Rama anulon vendimin e Veliajt, konfirmon Anuela Ristanin në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës
Erion Veliaj ka firmosur një urdhër të ri për delegimin e detyrave të kryetar...
-
Rinovimi i objektit ku ishte e vendosur AAK-ja – Prokuroria Speciale jep detaje për hetimet që ka nisur Policia
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka autorizuar Policinë e Kosovës ...
-
Limaj shkon për ngushëllime te familja e Thaçit
Fatmir Limaj shprehu ngushëllimet e tij për familjen Thaçi me rastin e vdekje...
-
BIK-u shkon për ngushëllime te familja e Thaçit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, se bashku m...
-
Prokuroria Speciale konfirmon bastisjen në Ministri të Bujqësisë, zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës
Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer sot bastisje në Ministrinë e Bujqësisë.N...
-
Marrëveshje sikurse me Kroacinë e Shqipërinë? presidenti letonez: Osmani më propozoi, do ta diskutojë kur të kthehem në Riga
Presidenti letonez, Edgar Rinkevics, në konferencën për media në Prishtinë, k...
-
SPAK merr në pyetje Veliajn, i komunikohet që është në hetim për një tjetër akuzë
Kryebashkiaku i Tiranës la burgun e Durrësit për gati tre orë mbasi me kërkes...
-
Maqedonci i përgjigjet Serbisë: Aleanca me Shqipërinë e Kroacinë nuk ka për synim të kërcënojë asnjë shtet, është mesazh për paqe
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur rreth marrëveshjes ...
-
Osmani për takimin me Sorensenin: Draft-Statuti i BE-së për Asociacionin në shpërputhje me Kushtetutën
Presidentja Vjosa Osmani tha se takimi që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-s...
-
Spiropali në Konferencën e Kryetarëve në KiE: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Konferencën e Kryetar...
-
Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore atje cakti...
-
“Punëtori i vitit” i Faton Pecit dhe disa dokumente në “duart” e Krimeve Ekonomike
I shpalluri “Punëtori i vitit” i Ministrisë së Bujqësisë ka përfunduar në dua...