Lajme

Ukraina dhe Rusia takohen sot në Turqi, pjesëmarrës do të jetë edhe Erdogan

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 29 March 2022

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë mbajnë të martën bisedimet e paqes.

Delegacionet kanë arritur në Stamboll të Turqisë. Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltari presidenciali, Mikhail Podolyak.

Kievi tha se prioritet i tyre është arritja e një armëpushimi.

-Advertisement-

Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus do të zhvillohet në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi është planifikuar të nisë në ora 10:00 sipas kohës lokale.

Ndërkaq, delegacioni i Rusisë po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, një çështje që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis.

Çështje të tjera që pritet të diskutohen është fati i dy rajoneve lindore të Ukrainës – Donjecku dhe Luhansku – por edhe statusi i Krimesë, gadishull të cilin Moska e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme më 2014./Rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera