Lajme

Ukraina dhe Rusia këmbejnë rreth 100 të burgosur

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 25 November 2022

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer rreth 100 të burgosur, nga 50 prej secilës palë.

Këmbimi u bë më 24 nëntor.

Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, konfirmoi së 50 të burgosurit e kthyer ukrainas janë të edhe të mbijetuarit nga rrethimi i fabrikës së hekurit dhe çelikut, Azovstal.

-Advertisement-

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe kreu i separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut, Denis Pushilin, konfirmuan se forcat ukrainase i kishin dorëzuar palës ruse 50 të burgosur.

Ky këmbim vjen një ditë pas një tjetër këmbimi që ndodhi mes Kievit dhe Moskës, ku 36 persona – 35 ushtarë dhe një civil – u kthyen në Ukrainë, dhe 35 ushtarë rusë u riatdhesuan.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha më 15 nëntor se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës gjatë konfliktit gati nëntëmujor mes tyre.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës – pothuajse 300 persona – më 21 shtator. Ky është këmbimi më i madh të burgosurve që nga nisja e luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera