Ukraina: Aeroporti në Rusi është sulmuar nga territori i saj

Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 02 September 2023
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka thënë të premten se sulmi i fundit me dronë në veriperëndim të Rusisë, i cili i ka dëmtuar disa aeroplanë transportues, është planifikuar brenda territorit rus.
Ky pretendim i 1 shtatorit është bërë teksa presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë nxënësve në ditën e parë të shkollës, se shteti i tyre është i “pathyeshëm”.
Sulmi i kësaj jave në aeroportin Pskov, rreth 700 kilometra larg Ukrainës, shënon ndër sulmet e fundit në territorin rus, prej kur Kievi është zotuar në korrik se do ta “kthejë” konfliktin në Moskë.
“Dronët e përdorur për ta sulmuar bazën ajrore ‘Kresty’ në Pskov janë nisur nga Rusia”, ka thënë shefi ukrainas i inteligjencës, Kyrylo Budanov të premten.
“Katër aeroplanë transportues IL-76 janë goditur si rezultat i sulmit. Dy janë shkatërruar dhe dy janë dëmtuar rëndë”, ka shtuar ai.
Budanov ka thënë se këto pajisje janë përdorur nga Ministria ruse e Mbrojtjes për të transportuar trupa ushtarake dhe mallra.
Kremlini ka thënë këtë javë se ekspertët ushtarakë janë duke punuar për ta gjetur drejtimin e fluturimit të dronëve, në mënyrë që t’i “parandalojnë situatat e tilla në të ardhmen”.
I pyetur për pretendimet e Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të përgjigjet duke kërkuar që pyetjet t’i bëhen Ministrisë së Mbrojtjes.
Rajoni Pskov, i cili është shënjestruar nga dronët edhe në maj, është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s në perëndim, Estoninë dhe Letoninë, si dhe Bjellorusinë në jug.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të tjera
-
Osmani nga BIK: Uroj që fryma e solidaritetit të vazhdojë edhe gjatë vitit
Në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për vizitë ishte edhe presidentja e ...
-
“Nënat tona kanë shpërblim nga Zoti”, Hoxha flet për të mirat e grave që përatitën ushqim gjatë Ramazanit
Në “Weekend” në Klan Kosova, hoxhë Nexhmedin Bajrami ka folur për festën e Fi...
-
Tre të lënduar nga vetaksidenti në Balloc të Podujevës, e përfshirë një shtetase hungareze
Tre persona janë lënduar, përfshirë një shtetase të Hungarisë, dhe dy kosovar...
-
Zelensky i lutet Perëndimit për “reagim të fuqishëm” teksa Rusia shpeshton sulmet
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të shtunën vonë “reagim...
-
Prince Caffe ua uron Bajramin klientëve besnikë
Prince Caffe, një nga brendet më të njohura të njohura në Kosovë dhe rajon, u...
-
Comodita uron klientët besnikë për Bajram teksa feston sukseset e arritura
Fabrika e njohur e dyshekëve në Kosovë, Comodita, pjesë e Devolli Corporation...
-
LDK: Fitër Bajrami të jetë një mundësi për të shpërndarë paqe, dashuri dhe solidaritet
Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë b...
-
Fatmir Limaj uron Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar festën e Fitër B...
-
Ambasada amerikane uron Fitër Bajramin
Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët...
-
Hamza: Uroj që Fitër Bajrami t’iu sjellë gëzim, shëndet dhe begati në familje
Bedri Hamza ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajram. Ai ka thën...
-
Një grua në Gjilan dyshohet se është dhụnụar para tri javësh në banesën e saj
Një grua dyshohet se është dhunuar para tri javësh në banesën e saj në Gjilan...
-
Krasniqi uron festën: Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit. Ai ka...