Lajme

Uk Lushi: Kurti së shpejti do të mbetet i vetëm në qeveri

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 14 September 2022

Ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka thënë se sot kryeministri i vendit Albin Kurti, ia mori publikisht pozitën e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit.

Lushi ka shtuar se nuk kupton se si ministri Latifi ka dijnitet profesional që pas kësaj të thotë se ende e ushtron këtë pozitë.

“Unë nuk e kuptoj si Rifat Latifi ka një trohë dinjiteti profesional të thotë që është Ministër i Shëndetësisë kur këtë pozitë sot ia mori publikisht Albin Kurti”, shkruan ai në Facebook.

-Advertisement-

Sipas Lushit kryeministri Kurti shumë shpejt do të qeverisë vetëm me veten e tij.

“Shpejt Albin Kurti do të ketë qeveri vetëm me një njeri– VETEN. Jemi jo sui generis, por përtej sui generisit”, përfundoi ai.

Ndryshe, sot Qeveria në mbledhjen e saj ka formuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera