Ujkani këshillon Milanin: Merr Zhegrovën, nuk do të pendohesh!

Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 18 January 2019
Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, nuk harron Italinë dhe aventurën e tij të kaluar mes Serisë A dhe Serisë B. Sot mbron portën e Rizesporit në Turqi, edhe pse nuk ka luajtur asnjë ndeshje pasi rezervë. Në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoweb”, ish-gardiani i Palermos, Pisas dhe Novaras u shpreh: “Nuk jam i kënaqur, sepse nuk po luaj. Dhe situata e ekipit është negative. Kemi nevojë për një mrekulli për të shpëtuar, pra siguruar mbijetesën. Në nivel individual nuk po shkon mirë, erdha këtu për të luajtur. Nuk është moment i lumtur”.
Ujkani po mendon edhe të kthehet në Itali. “Po mundohem të kuptoj me agjentin. Do të flas dhe me Rizespor. Nuk jam i lumtur, nuk erdha këtu për portier i dytë. Do të më pëlqente të kthehesha në Itali, kam jetuar 11 vjet të karrierës aty. Nuk është e lehtë, sigurisht”.
Ujkani ndjek ende kampionatin italian dhe sidomos Palermon, për të cilin shpreson “të kthehet sa më shpejt në Serinë A, sepse nuk e meriton Serinë B”.
Në fund, rrëfen Gattuson dhe aventurën te Pisa bashkë: “Ishim një familje. Atmosferë e shkëlqyer, falë trajnerit. Përtej vështirësive, tifozët nuk na braktisën. Pranova Pisan për trajnerin. Jam i lumtur për atë që po bën te Milani. Eshtë trajner niveli, Milani është në duar të sigurta. Të gjithë presin gjëra të mëdha. E di se sa vlen mister Gattuso”.
Ujkani ka edhe një këshillë merkatoje. “Dëgjova se Milani është interesuar për Zhegrovën. Bën mirë të arrijë akord dhe ta afrojë. Cilësi të jashtëzakonshme, ia kam parë vetëm Dybalasë. Në fushë duket ende fëmi, por me Gattuson do të bëhet burrë. Eshtë vërtet Messi i ri siç edhe thuhet”.

Të tjera
-
Mendimi për motin: Javën e parë të prillit vijojnë të reshurat e shiut, temperatura më të ulëta
Mendimi për motin – 26.03.2025 – Trendet javore Periudha jostabile me shi ...
-
Maqedonci: Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në Ballkan
Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen ushtarake midis...
-
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit
Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ia lë fajin kabinetit të k...
-
‘Prank-call’ rus, Ymeri: Përmbajtja skandaloze, Kurti nisi armiqësi me zyrtarët amerikanë
Analisti politik, Visar Ymeri ka reaguar ndaj skandalit të fundit, ku kryemin...
-
Trump njofton taksa të reja tregtare prej 25% për makinat që importohen në SHBA
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar për taksa të reja tregtare prej...
-
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë
Në një mbrëmje të jashtëzakonshme bamirësie, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ar...
-
Kurti fton presidentin e Kenias të hapë ambasadë në Prishtinë pas njohjes së Kosovës
Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke e bërë këtë një moment ...
-
Revista kroate demanton Vuçiqin: Marrëveshja KS-AL-HR u koordinua me ShBA-në dhe NATO-n
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, javën e kaluar nënshkruan në Tiranë një marrëv...
-
Ramadani: Kryeministër DUD me 35 DUDA rreth tij, tana t’zezat i tha për popullin – homofob
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar mënyrën sesi kryeministri n...
-
Rreziku nga armët ilegale: Policia bastis një shtëpi në Shipol të Mitrovicës, kap kallashnikov e municion
Kosova po përballet me një rritje alarmante të rasteve të armëmbajtjeve pa le...
-
Osmani theksoi urgjencën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Sot, gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së, presidentja Vjosa Os...
-
Kurti “bie pre e mashtrimit”, Haziri: Më problematike ka qenë mënyra e komunikimit, përmbajtja e mendësia
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur lid...