Uji që nuk u kthye në venë!

Autori: Agon Maliqi
10:12 | 28 February 2023
1. Palët janë pajtuar për tekstin kryesor por jo edhe për aneksin (planin e zbatimit) i cili, sipas Borrell, pritet të qartësohet në muajin vijues. Dilema këtu nuk është nëse asociacioni do të krijohet ose jo, por kur do të krijohet. Serbia e do si hap të parë dhe zhbllokues të hapave të tjerë, Kosova me gjasë po e kushtëzon me marrëveshjet e tjera dhe me korrjen e përfitimeve. Pak a shumë si parimi i qeverive paraprake: “nuk ka marrëveshje për asgjë pa u arritur marrëveshje për gjithçka”.
2. Dokumenti është plot me dykuptimësi. Në hyrje të tekstit Kosova efektivisht e pranon një fusnotë të dytë apo edhe ia zgjat jetën fusnotës së parë, teksa flitet se palët e arrijnë marrëveshjen “pa paragjykim ndaj pikëpamjeve të ndrshme të Palëve mbi çështje fundamentale, përfshi ato mbi statusin”. Pra Kosova pajtohet me idenë që Serbia të mos e njohë.
3. Disa pika të dokumentit i hapin shtigje Kosovës por nuk japin garanci dhe varen nga vullneti i shteteve mike për të na ndihmuar – pra kërkojnë proces paralel diskutimesh me ta. Serbia zotohet (Pika 4) se nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Çështja është se asgjë nuk e pengon Rusinë dhe Kinën që ta kryejnë këtë punë për Serbinë në OKB dhe as 5 shtetet në Evropë për të vazhduar të na pengojnë në NATO dhe BE. Kosova vitin e fundit në vend se të investojë energji dipomatike te kjo çështje, vendosi të harxhojë kot mirëbesim dhe kreditë te shtetet mike me aventurat pa krye në veri.
4. Kur e lexon tekstin e marrëveshjes dhe e sheh ekzaltimin e militantëve për mospranimin e asociacionit nuk habitesh aspak se si njerëzit besojnë në mitologji fetare të tipit “Jezusi e ktheu ujin në venë!”. Marrëveshja thjesht rikonfirmon se Kosova i ka humbur tetë vite kot me çmenduri politike për t’u kthyer aty ka qenë. Te shishja e ujit. Venë ka vetëm në sytë e besimtarëve.

Të tjera
-
Haziri: Osmani t’i ulë tensionet në veri – presidentët historikisht kanë pasur role unifikuese
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa...
-
Shkon mbi 280 numri i viktimave nga përplasja e trenave, qindra të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Odisha të Indisë, ku një tren pasagjerësh ...
-
Kështu do të mbajë moti sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe fundjava do të je...
-
Debati për situatën në veri, çka u tha dje në Kuvend
Në Kuvendin e Kosovës dje është debatuar për veriun e vendit, ku kryeministri...
-
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, profesionet në të cilat ka më shumë nevojë për punëtorë
Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një s...
-
U raportua i zhdukur, momenti kur shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që kishte rënë në një gropë
Është gjetur 84-vjeçari, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga fam...
-
Agjenda e Kurtit për sot, merr pjesë në vendosjen e gur themelit të shtëpisë së një familje gorane
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Albin Kurti, pë...
-
Çitaku e quan Kurtin aventurier: Në këtë shekull nuk ka sovranitet të plotë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar aventureske qasjen politik...
-
Përplasja e tre trenave në Indi, shkon në 80 numri i viktimave
Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe 850 të tjerë janë plagosur pasi tre tren...
-
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se javën e ardhshme ...
-
Kurti: Kosova storie suksesi – Serbia direkt ose indirekt ka përkrahje të regjimeve diktatoriale
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar progres ekonomik d...
-
Kurti për NBC: S’e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk e përjashton mundësin...