Ujësjellësi u rregullon furnizimin me ujë dy fshatrave për hir të Ramazanit
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 18 May 2018
KRU ” Prishtina ” sh.a. ka njoftuar konsumatorët e fshatit Makovc dhe Llukar, se gjatë ditës së sotme, për hir të muajit të Ramazanit, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit do ua sanojnë dëmtimin e gypit dhe rregullimin e valvulës.
Kjo kompani përmes një njoftimi për media ka thënë se këtë po e bëjnë pavarësisht se ka qenë përgjegjësi e vet konsumatorëve që të merren me rregullimin e kësaj gjendje.
“Konsumatorët e fshatit Makovc dhe Llukar janë ballafaquar me mungesë të ujit të pijshëm qe afër dy muaj, jo për shkak të shkyçjes nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për shkak të mospagesës së shërbimeve, por për shkak të dëmtimit të valvulës dhe gypit kryesor. Dëmtimi është shkaktuar nga persona të pandërgjegjshëm, ku si pasojë ka pasë rrjedhje të konsiderueshme të ujit të pijshëm, me çrast kemi qenë të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për konsumatorët e fshatrave në fjalë”, bëhet e ditur në njoftim, përcjell KosovaPress.
KRU ”Prishtina” sh.a. është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim dhe u bën thirrje të gjithë konsumatorëve përfshirë edhe konsumatorët e fshatit Makovc dhe Llukar, që:
Tu përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet, sepse ato po bëhen më intensive çdo ditë e më shumë, dhe secili konsumatorë individualisht obligohet të nënshkruajë kontratë për shërbimet me ujësjellësin e Prishtinës, në të kundërtën, Ligji nuk i njeh si konsumatorë.
Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët, si dhe faturat mujore.
-Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike, sepse është detyrim Ligjor.
KRU”Prishtina” sh.a. do t’i intensifikon aktivitetet që, borxhet e prapambetura të arkëtohen përmes Përmbaruesve Privat
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...