Lajme

Ujësjellësi i Prizrenit porositë 300 mijë litra naftë

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 02 March 2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrogjeni Jugor” Sh.A Prizren, ka shpallë tender në vlerë 330 mijë euro për tu furnizuar me naftë e benzinë.

Për tri vit kjo kompani planifikon të shpenzoi 300 mijë litra diesel për vetura, mjete tjera lëvizëse dhe diesel për ngrohje, si dhe 15,000 litra benzin për vetura dhe gjeneratorë, shkruan Infokusi.

Kështu thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të premten.

-Advertisement-

Të gjitha kompanitë e interesuara për të furnizuar këtë ndërmarrje me derivate, sipas të dhënave të dosjes së tenderit kanë 5 ditë kohë ti dorëzojnë ofertat e tyre./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera