Lajme

Ujësjellësi “Prishtina” të shtunën shpëlan linjat për të përmirësuar kualitetin e ujit nga Badoci

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 10 November 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do ta bëjë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga liqeni i Badocit.

Sipas njoftimit, kjo do të bëhet me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Ujësjellësi tutje ka bërë të ditur se zonat që do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë, janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.

-Advertisement-

“Autobotet janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi, thuhet në njoftimin për media.

Ka disa javë që ata të cilët furnizohen me ujë nga ky liqen nuk është rekomanduar të konsumojnë ujin për pije për shkak të nivelit të manganit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera