Lajme

Ujësjellësi paralajmëron reduktime në këto lagje

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 22 June 2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e rrugës “ Luan Haradinaj “ , konsumatorët e lagjes” Pejton”,”Dardania”, “Lakrishte”,”Kalabria” se, gjatë ditës së nesërme, 23 qershor 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , gjithsej 8 orë, do të kenë mungësë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU”Prishtina” sh.a., puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

 

-Advertisement-

 

Me këtë rast, përveq zonave të lartëcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera