Lajme

Ujësjellësi largon posterin e Bekim Haxhiut

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 01 June 2017

Në mëngjesin e sotëm, në objektin e ujësjellësit “Prishtina” është parë të jetë vendosur një poster i kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, njofton Klan Kosova.

Në lidhje me këtë veprim ka reaguar KRU “Prishtina” duke bërë me dije se ky poster është larguar menjëherë nga dritarët e zyrës së ujësjellësit, ngase një veprim i tillë është i papranueshëm për këtë kompani.

“KRU “Prishtina”  duke u distancuar nga çdo llojë përkrahje e fushatës apo idividividëve politik, bënë thirrje tek të gjithë, që në asnjë llojë forme mos të përdoret për fushatë pilitike. Duke u nisur nga rasti i sotëm i raportuar në media, ku në njërën nga pikat tona është vendosur poster i një personi politik, ju njoftojmë se ky poster është larguar menjëherë nga dritaret e zyrës sonë ngase një veprim i tillë është i papranueshëm për kompanin tonë.

-Advertisement-

KRU “Prishtina” është shoqëri aksionare, e cila funksionon me shërbime në 8 Komuna dhe si e tillë obligim dhe detyrë e sajë është që në këto Komuna t’i ofrojë shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmajtje të ujërave të zeza dhe në asnjë mënyrë nuk përfshihet në çfardo fushate politike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera