Ujësjellësi apelon qytetarët ta paguajnë borxhin prej miliona eurosh
Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 22 March 2018
Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë (KRUM) ka apeluar te qytetarët që të paguajnë faturat e ujit, në të kundërtën detyrohet të ndërpresin ujin për të gjithë borxhlinjtë.
Kadri Istrefi, drejtor teknik në KRUM, ka bërë të ditur për KosovaPress se borxhi total nga ana e konsumatorëve kap shumën rreth 21 milionë euro dhe nëse ky borxh nuk paguhet, atëherë kompania do të detyrohet të ndërpresë furnizimin me ujë, shkruan Infokusi.
“Jemi duke u ballafaquar me një situatë të rënduar financiare si rrjedhojë e mos pagesës së faturave të ujit nga ana e konsumatorëve të rajonit të Mitrovicës. Si rrjedhojë e pamundësisë që Ujësjellësi Rajonal të paguaj faturat e saja për blerjen u ujit të papërpunuar, Ibër Lepenci përmes vendimit gjyqësor tani 10 ditë ka bllokuar llogaritë bankare të ujësjellësit dhe me këtë ka pamundësuar furnizimin e rregullt me ujë të pijes për qytetarët. Andaj, apelojmë tek qytetarët që të paguajnë obligimet e tyre qoftë përmes pagesës së menjëhershme apo lidhjes së kontratës për riprogramimin e borxhit dhe pagesën për një afat më të gjatë kohor. Në të kundërtën do të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijes dhe të fillojmë procedurat për inkasim të borxheve përmes përmbaruesit privat dhe gjykatës”, ka thënë Istrefi.
Sipas tij, Ujësjellësi mund të ofrojë ujë të pijes vetëm për konsumatorët, të cilët paguajnë faturat e tyre. Ai ka tërhequr vërejtjen se ekipet e kontrollit në terren do t’i shkyçin borxhlinjtë tash e tutje pa paralajmërim, ndërsa apeloi po ashtu te konsumatorët që ta ruajnë ujin dhe mos ta keqpërdorin.
Ndryshe, borxhi aktual të cilin qytetarët e rajonit të Mitrovicës kanë ndaj ujësjellësit është 20 milionë e 600 mijë euro, nga të cilat Mitrovica 13.7 milionë euro, Vushtrria 5 milionë dhe Skenderaj 1.9 milionë euro. /INFOKUSI.COM/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...