Lajme

Ujësjellësi aksion në Shtime e Lipjan, në shënjestër borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegal

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 15 August 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Prishtina nesër do të mbajë një aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë duke filluar nga ora 10:30 në Shtime dhe në Lipjan, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media, thuhet se borxhi i shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit!”, kanë shkruar në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Ndryshe kanë bërë të ditur se Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës.

“Nesër 16 gusht 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Shtime e Lipjan.

Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera