Ujërat e zeza Sarandë, një tjetër skandal i punimeve me cilësi të dobët
Autori: Gazeta inFokus
13:02 | 16 August 2017
Në Sarandë tubacionet e ujërave të zeza u çanë duke shkaktuar ndotjen e detit pranë Kanalit të Çukës.
Sipas njoftimit të Bashkisë Sarandë, në faqen zyrtare në Facebook, “rrjeti i ujërave të zeza është investim i kryer në vitin 2013”.
Por e vërteta është krejt ndryshe. Punimet për ujësjellës-kanalizimet në Sarandë u inaguruan më 6 prill 2017, nga Ministri i Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ambasadorja gjermane Susanne Schutz dhe kryetarja e Bashkisë Sarandë Floriana Koka.
Projekti i ujësjellësit
Projekti për shtrimin e 55 kilometrave tubacione uji, rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve, ndërhyrje në rezervuarin e ujit dhe ndërtimin e një godine të re ujësjellësi, pjesë e master-planit të zhvillimit të Bregdetit të Jugut ka kushtuar rreth 7,6 milionë euro. Fondet për këtë projekt janë miratuar në vitin 2010 si pjesë e programit IPA të BE-së me bashkëfinancim të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për ndërtimin e rrjetit të ujesjellësit dhe të kanalizimeve të ujrave të zeza në Fier, Korçë, Berat, Lushnje.
Sipas dokumentave të projektit IPA, tenderi për punimet duhet të niste 2 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare, ndërsa punimet duhet të përfundonin 4 vite pas nënshkrimit të kontratës. Dhe më pas, bashkisë i jepej një vit kohë si periudhë prove për të parë nëse rrjeti ka difekte.
Punimet u realizuan nga kompania shqiptare “Trema Engineering 2”, e njëjta kompani që ka rikonstruktuar edhe stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Difektet me tubacionet
Problemi me çarjen e tubacioneve pranë Kanalit të Çukës nuk është i vetmi i ndodhur gjatë muajve të fundit.
Në mes të korrikut, një tub që dërgon ujërat e zeza tek impianti i përpunimit, u ça dhe u derdh në liqenin e Butrintit, jo vetëm duke ndotur ujërat por dhe duke shkaktuar dëme serioze në vaskat e midhjeve.
Specialistët e ujësjellës – kanalizimeve Sarandë dhe Inspektoriati i Mjedisit pranë Bashkisë, me synimin për të shmangur largimin e turistëve, nuk e bënë publik rastin.
Sipas Saranda News Capital, pas prishjes së këtij tubacioni, ujërat e zeza për të paktën 2 javë janë derdhur në lumin e Bistricës.
Po ashtu vetëm një javë më parë, banorët e Sarandës janë ankuar për mungesë të furnizimit me ujë prej disa ditësh, problem edhe më serioz po të kihet parasysh se qyteti është në pikun e sezonit turistik.
Gjithashtu, 2 muaj më parë, në maj 2017 KLSH paditi kryebashkiaken Floriana Koka për “shpërdorim detyre”. Sipas auditimit të KLSH, kryebashkiakja ka bërë likuidime pagesash për investime të pakryera, thënë ndryshe punë fiktive për “përmirësimin e rrjetit të ujërave të zeza në zonën e Hotel Butrinit deri tek Kanali i Çukës në vlerën 30 mln lekë.”/Exit.al

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































