Ujë apo helm, çfarë pinë kosovarët?
Autori: Doresa Geci 10:03 | 17 July 2021
Uji është burimi i helmit për deçanasit që kaluan një javë tmerri. Edhe çezmat u janë kthyer në ankth banorëve të komunës së vogël rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, shkruan Gazeta Infokus.
Nga rrjedha e tyre u gjet se doli helmi që i bëri për spital mbi njëmijë banorë të kësaj komune, të cilët nuk ishin në dijeni për bakteret që ishin futur në ujin që po pinin.
Infrastruktura e dobët e ujësjellësve, cilësia jo e mirë e ujit nga burimi në familje e mungesa e kontrollit të vazhdueshëm ka ngritur alarmin se edhe shumë banorë të qyteteve të tjera të Kosovës mund të përfundojnë në spital me të vjella, marramendje e simptoma tjera të ndonjë helmim masiv.
Deçani, sipas njohësve të kësaj fushe, duhet të tërheqë vëmendjen e institucioneve për të shpëtuar qytetet tjera nga një situatë e ngjashme, shkruan Gazeta Infokus.
Sa është i sigurt uji që përdorin kosovarët?
Ujë të cilin e përdorin kosovarët për të pirë po del të jetë jo shumë i sigurt.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Infokus, eksperti i ujërave, Avdi Gjonbalaj.
Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë sa i përket menaxhimit të ujërave.
“Problemi i ujit është shumë serioz, dhe mund të themi së Kosova nuk e bënë atë çfarë duhet të bëjë. Është vetmi shtet në botë që nuk e ka në kompetencë të asnjë Ministrie furnizimin me ujin”, thotë Gjonbalaj i shqetësuar për situatën e krijuar në vend.
Sipas tij, tre akumuluesit e ujërave që furnizojnë banorët e Kosovës me ujë të pijshëm janë të pambrojtur.
“Kosova furnizohet prej pesë akumulimeve, ku katër janë të hapura. Ndërsa tri akumulime ku furnizohet Kosova janë të pambrojtura. Ajo çka bënë që ky ujë të jetë i pasigurt është se në nivelin lokal nuk ka inspektorë sanitarë dhe kjo është dashtë me kenë prej fillimi”, thotë ai.
Gjonbalaj kërkon që të rritet edhe numri i inspektorëve sanitarë në nivel vendi dhe furnizimi me ujë të trajtohet si qështje shumë serioze, shkruan Gazeta Infokus.
“Ne duhet që të përgatitemi, jo vetëm për gjendje paqe por edhe për gjendje lufte ose të jashtëzakonshme. Kosova në viti 2021 nuk ka plan gjeneral për furnizim me ujin, as që dinë kush se prej nga ka mu furnizu sot a nesër me ujë ose në rast të jashtëzakonshme”, bënë të ditur eksperti i ujarëve, Avdi Gjonbalaj.
Alarmi nga Deçani
Megjithatë, rasti i Deçanit ka ngritur në këmbë thuajse të gjitha institucionet e vendit.
Madje për cilësinë e ujit është folur të premten edhe në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Por, as deputetët e as zyrtarët e lartë të institucioneve ekzekutive nuk kanë dhënë shpjegime për cilësinë e ujit që pinë kosovarët.
Gazeta Infokus ka kërkuar të dhëna nga të gjitha institucionet kompetente në vend, por asnjëri nuk ka qenë në gjendje të dëshmoi saktësisht se cila është gjendja e ujit të pijshëm në vend.
Derisa në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, thonë se nuk janë kompetent për këtë qështje, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik thonë se zyrtarja kompetente për të dhënë shpjegime lidhur me këtë qështje është në pushim, ndërsa nuk ofrojnë të dhëna të prodhuara më parë lidhur me cilësinë e ujit.
Ndërkaq, kompanitë regjionale të ujësjellësit lavdërohen për cilësinë e lartë të ujit që ua shërbejnë qytetarëve, pavarësisht se këta të fundit shpesh dëshmojnë se në çezmat e tyre rrjedhë ujë i pa pijshëm.
Edhe pse analizat e IKSHPK-së e vërtetuan që uji në Deçan ishte i kontaminuar, kompania KRU Hidrodrini, thotë se cilësia e ujit në rajonin e Dukagjinit që është në menaxhim të tyre është në përputhje me standardet, shkruan Gazeta Infokus.
“Cilësia e ujite, është e mire dhe i plotëson standardet, ne vite kemi diku 2600 mostra qe testohen ne rrjet nga ISHKP- ja, pra me shum se 200 teste ne muaj. Në gjithë sistemin ton ku janë te kyçur konsumatorët uji është i pijshëm, në të kundërtën ISHKP- ja, do të ndalonte furnizimin me ujë”, pohon Agim Tigani nga kjo kompani.
Edhe në kompaninë “KRU Gjakova”, thonë se banorët të cilët furnizohen nga ta kanë ujë më cilësi të lartë.
“Cilësia e ujit të pijes ashtu edhe e furnizimit të impianteve të përpunimit të KRU “ Gjakova “ janë të cilësisë më të lartë të mundshme, sidomos uji i destinuar për konsum njerëzor i cili trajtohet në impiantet tona, për nga cilësia është uji më i mirë dhe më i sigurtë në Kosovë, në përputhje me vlerat parametrike. Uji i pijes i plotëson të gjithë parametrat fiziko kimikë dhe bakteriologjikë për konsum nga njeriu bazuar në UA 16/2012”, kanë dekluara nga kjo kompani për Gazetën Infokus.
Ndërsa nga kompania e cila furnizon më ujë prishtinasit ka thënë se para së të shpërndahet uji behën analizat.
“Uji nga KRU “Prishtina” sh.a. është i pijshëm dhe i sigurt për pije( në zonën tone të shërbimit) . Pastrimi i ujit bëhet sipas standardit për përgatitje të ujit për pije duke iu nënshtruar proceseve teknologjike si: paraoksidimi, ajrimi, koagulim, flokulimi, filtrimi dhe në fund dezinfektimi. Uji para se të distribuohet në rrejtin shpërndarës merret mostra për analizë për të parë se a është kry procesi teknologjik në plotni dhe se a janë parametrat e ujit brenda standardeve për ujë pijshëm. Nëse jo merren masa shtesë për të përmirësuar kualitetin e ujit para se të përdoret për konsum”, ka deklaruar zëdhënësja e KRU Prishitnës, Arjeta Mjeku.
Kush po e ndotë ujin?
Fjalët e kompanive të ujësjellësve nuk e bindin lehtë Blerim Selmanajn nga fshati Rastavicë e Deçanit të pijë pa droje ujë në çezmën e tij.
Atij në fillim të kësaj jave iu desh të kërkonte ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjarë pasi u helmua me tërë familjen.
“Fillimisht u helmua djali i madh. E kam marrë dhe me tha që jam fry në bark dhe kam mundim. Dhe, kur jam ardhur në QKMF i kam gjetur nja 30 vetë duke pritur në vend. Edhe duke i njohur banorët e atyre lokaliteteve e kam marrë veshe që është helmim me ujë dhe nuk ka dyshim që ka diçka tjetër. Ka katër ditë që uji është duke ardhur i turbullt”, ka treguar Selmanaj për Gazetën Infokus.
Rastet si ky kanë rritur dyshimet për cilësinë e ujit në Kosovë.
E, në njërën nga kompanitë e ujësjellësit, zyrtarët e së cilës kanë qenë të gatshëm të flasin për Gazetën Infokus tregojnë se zakonisht uji bëhet i pa pijshëm nga ndërhyrjet e personave të pa përgjegjshëm në burime, rrjete furnizimi dhe keqpërdorime te tjera, por edhe faktorët natyrorë kur ka reshje enorme (tek burimet), shembje dheu ose ndonjë fenomen tjetër natyror.
“Por edhe nëse ka ndotje masive me kemikate, detergjente apo vajra makinash, rrjedhje karburantesh etj. gjë e cila te ne nuk ka ndodhur deri më sot. Po ashtu edhe mos prezenca e klorit, e bën atë jo të përshtatshëm për konsum”, thënë në KRU Gjakova.
Sipas tyre ndotësit kryesorë të ujit në Kosovë janë sistemet e kanalizimeve nëpër lumenj, mbeturinat që hidhen pa kriter nga keqbërësit dhe industria. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...