Sport

UEFA vendos për gjestin e turpshëm të Higuainit ndaj tifozëve të Barcelonës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 13 September 2017

UEFA nuk do ta dënojë Higuainin për veprimin që bëri ndaj tifozëve të Barcelonës, pasi ka konfirmuar se nuk ka nisur asnjë procedurë disiplinore.

Ylli i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka shmangur veprimet disiplinore nga UEFA për gjestin e tij ndaj fansave të Barcelonës të martën në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Real Madridit i kishte drejtuar gishtin e mesëm fansave në “Camp Nou” dhe rrezikonte dënimin nga UEFA, por një gjë e tillë është mohuar nga institucioni më i madh i futbollit në Evropë.

UEFA ka konfirmuar se nuk ka nisur asnjë procedurë disiplinore për ndeshjen Barcelona – Juventus, ku triumfuan spanjollët 3:0. /Gazeta Express/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera