Sport

UEFA: Superliga e Kosovës ndër më të dobëtat në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 27 September 2017

UEFA e ka vlerësuar kampionatin e Kosovës si një ndër katër më të dobëtit në Evropë.

Kosova edhe në edicionin e ardhshëm do t’i ketë dy skuadra futbolli në garat evropiane: Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, por për to, të llogaritura ndër më të dobëtat në Evropë, do të ketë shumë më shumë pengesa për të mbërritur në nivelin ku ishin këtë vit.

Kampioni dhe fituesi i Kupës, sezonin e ardhshëm nuk do të marrin direkt pjesë në rrethin e parë eliminator sikurse këtë vit. Për të arritur te ky raund, skuadrave kosovare do t’u duhet të fitojnë një miniturne paraprakisht.

Trepça ’89 dhe Prishtina u paraqitën këtë edicion dhe u eliminuan në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, përkatësisht të Ligës së Evropës. Ky eliminim i hershëm ka bërë që UEFA prej edicionit të ri të aplikojë sistem të ri, në të cilin ekipet me koeficient të ulët të luajnë në parakualifikime, shkruan Koha Ditore.

-Advertisement-

Trepça ’89 u eliminua nga Vikinguri i Islandës pas dy humbjeve, derisa Prishtina nga Norrkoepingu i Suedisë po ashtu pas dy humbjeve. Kjo ishte paraqitja e parë e ekipeve të Kosovës në garat evropiane pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA e FIFA.

Në rangimin e UEFA-s për garat e klubeve, në të cilin janë 442 skuadra, nga një vend e kanë gjetur edhe Trepça ’89 e Prishtina. Kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça ’89, është e 440-ta me 0.5 pikë, derisa Prishtina e fundit (442) me 0.25 pikë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera