Sport

UEFA shpall portierin më të mirë të vitit në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 26 August 2021

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, është duke mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Portieri më i mirë për sezonin 2020/2021 është zgjedhur gardiani i Chelseas, Edouard Mendy, i cili me ekipin londinez arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

Kjo është hera e parë që gardian senegalez e fiton çmimin portieri më i mirë për një sezon te Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

Në garën për gardianin më të mirë Mendy arriti ta mposhtë Thibaut Courtoisin e Real Madridit dhe Edersonin e Manchester Cityt.

Krahas ndarjeve për më të mirët e sezonit 2020/2021, UEFA sonte do ta hedh edhe shortin për fazën e grupeve të garës më prestigjioze për klube në Evropë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera