Sport

UEFA pritet të shtyjë edhe këtë garë

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 31 March 2020

UEFA ka dërguar sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave për një video-konferencë në program ditën e mërkurë.

Kjo për të bërë analizën e situatës dhe për të diskutuar riprogramimin e ndeshjeve në kalendar.

Takimi, lexohet, do të ekzaminojë zhvillimet e të gjitha kompeticioneve të skuadrave kombëtare dhe klubeve, përveç se diskutimin e çështjeve si kontratat e lojtarëve dhe transferimet.

-Advertisement-

“As” ka bërë edhe analizën e situatës. Për atë që lidhet me ekipet kombëtare është zyrtare shtyrja e Euro 2020 në vitin 2021. Është pezulluar dritarja ndërkombëtare e marsit, por jo ende ajo e qershorit. Do të pezullohet edhe ajo që klubet të mbarojnë kampionatet e tyre.

Edhe Nations League-2020-2021, që është caktuar më 3 shtator, do të shtyhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera