Sport

UEFA paralajmëron dënimin e Ronaldos, Pogbas e Locatellit

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 17 June 2021

Cristiano Ronaldo, Paul Pogba dhe Manuel Locatelli janë bërë temë diskutimi pasi nuk kanë respektuar rregullat e sponsorizimit në Euro 2020.

Tre futbollistët kanë hequr pijet Coca-Cola dhe Heineken që ishin të vendosur në dhomën e konferencës për media.

Drejtori i turneut të Euro 2020 Uefa, Martin Kallen ka thënë se lojtarët janë të detyruar që përmes federatës së tyre të ndjekin rregullat e turneut.

-Advertisement-

“Ne nuk do t’i gjobisim lojtarët direkt si UEFA, ne do ta bëjmë këtë gjithmonë përmes federatave kombëtare që janë pjesëmarrëse dhe pastaj ata mund të vendosin nëse mund ta dënojnë lojtarin, por ne nuk do të shkojmë drejtpërdrejt tek lojtari”

“UEFA u ka kujtuar ekipeve pjesëmarrëse se partneritetet janë integrale për mbarëvajtjen e turneut dhe për të siguruar zhvillimin e futbollit në të gjithë Evropën, përfshirë të rinjtë dhe femrat”, kanë thënë Kallen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera