Sport

UEFA nis hetim kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 12 May 2021

UEFA ka njoftuar se e ka nisur një hetim disiplinor ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, për shkak të përpjekjeve të tyre për ta krijuar një Superligë Evropiane.

Reali, Barça dhe Juve janë tri klubet e vetme nga 12 klube evropiane që s’u larguan nga projekti i krijimit të kësaj lige të mbyllur pas kritikave të ashpra muajin e kaluar, raporton Gazeta Express.

Në përputhje me Artikullin 31(4) të Rregulloreve Disiplinore të UEFA-s, sot janë emëruar inspektorët e Departamentit të UEFA-s për Etikë dhe Disiplinë, për ta kryer një hetim disiplinor në lidhje me shkeljet e mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC, në lidhje me projektin e ashtuquajtur ‘Superligë’”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera