Sport

UEFA me mesazh ngushëllimi drejtuar FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 12 October 2020

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, i ka dërguar Federatë së Futbollit e Kosovës mesazh ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të ish kryetarit të FFK-së, Agim Bytyqi, shkruan Gazeta inFokus.

Në nderim të Bytyqit, mbrëmë para fillimit të ndeshjes Kosovë- Slloveni, po ashtu është mbajtur një minutë heshtje.

Më poshtë gjeni mesazhin e UEFA-s./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

I dashur President, i dashur Agim,

 

Në emër të UEFA-s dua t’ju përcjell ngushëllimet më të thella për humbjen e Agim Bytyqit, Presidentit të parë të FFK-së.

Duam t’ia shprehim falënderimin dhe mirënjohjen për gjithë vitet që i ka shërbyer futbollit si President i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm për ngritjen e futbollit në Kosovë.

Ju lusim që t’ua përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera