Sport

UEFA kërkon futboll! Prioritet, përfundimi i sezonit

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 03 April 2020

UEFA dhe Shoqata e Klubeve profesioniste reaguan ashpër ndaj hipotezave për mbylljen para kohe të kampionateve, duke kritikuar Belgjikën si vendin e parë që veproi kështu, duke dhënë titullin në tavolinë te Klab Bryzh.

Për qeverinë e futbollit kontinental, me prioritet është zhvillimi i kampionateve dhe emergjenca e koronavirusit nuk e ndryshon këtë.

“Kërkohet nga të gjithë federatat që të përfundojnë planet dhe kalendarin brenda muajit maj për të stiluar një agjendë potenciale të futbollit në Korrik dhe gusht. Ekziston mundësia që Liga e kampioneve dhe Europa Liga të rinisin pas kampionateve kombëtare. Të ndalësh kampionatet për ne përfaqëson mundësinë ekstreme dhe sot do të ishte një zgjedhje e pajustifikuar dhe pa logjikë” thuhet në njoftimin e UEFA.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë qeveria e futbollit kontinental i kujtoi shteteve që veprojnë në mënyrë të njëanshme se rrezikojnë pjesëmarrjen në kupat europiane, dhe se Belgjika përfaqëson një shembull të izoluar dhe që duhet dënuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera