Sport

UEFA ka një kërkesë për FFK-në, ja në cilin muaj duhet të jetë gati stadiumi i Prishtinës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 04 October 2017

Shtëpia më e madhe europiane e futbollit UEFA, ka një kërkesë për Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për stadiumin e Prishtinë, i cili për një kohë të gjatë është duke u riparuar.

UEFA iu ka thënë FFK-së se stadiumi duhet të jetë gati gjatë muajit mars, dhe t’i plotësoj kushtet e kategorisë 4.

-Advertisement-

Ky lajm u konfirmua gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në rast se stadiumi vonohet deri në muajin mars, atëherë Kosova rrezikon t’i luaj ndeshjet në shtëpi, në eliminatoret për Kampionatin Europian “Euro 2020”./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera