Sport

UEFA jep lajmin e madh për tifozët

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 01 October 2020
Shtëpija më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka dhënë një lajm të madh për tifozët e futbollit, shkruan Gazeta inFokus. Sipas njoftimeve thuhet që UEFA do të lejoj të jenë të pranishëm tifozët në tribuna në 30 përqind të kapacitetit të stadiumeve , madje duke filluar nga java e ardhshme në ndeshjet e kombëtareve.
Nga raportimet mësohet që tifozët që do të jenë të pranishëm do të jenë vetëm ata që janë të lokalitetit, kurse ata që vijn nga jashtë nuk janë të përfshirë në këtë vendim. Kujtojmë që, që nga përhapja e koronavirusit futbolli po luhet pas dyerve të mbyllura./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera