Sport

UEFA cakton gjyqtarët për Skënderbeun dhe Shkëndijën, sërish një shqiptar te Milani

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 14 August 2017

UEFA ka caktuar gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë për fazën e play-offit të Europa Leagues, ku marrin pjesë Skënderbeu dhe Shkëndija.

Përballja mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut, e cila do të luhet në orën 19:00 më datë 17 gusht, do të gjykohet nga gjyqtari letonez Andris Treimanis, shkruan Panorama Sport.

32-vjeçari është arbitër i FIFA-s që nga 2011-a, por nuk ka asnjë precedent të mëparshëm ku të ketë gjykuar skuadra shqiptare apo përfaqësueset e Shqipërisë.

Ndeshja mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, e cila do të luhet në orën 20:45 më datë 17 gusht, do të gjykohet nga austriaku Harald Leçner.

-Advertisement-

35-vjeçari është arbitër i FIFA-s që prej vitit 2010, por nuk ka asnjë precedent të mëparshëm ku të ketë gjykuar skuadra shqiptare apo përfaqësueset e Shqipërisë.

Pjesë e stafit të dërguar nga UEFA për ndeshjen Milan-Shkëndija do të jetë gjithashtu edhe një shqiptar.

Sokol Jareci, ish-arbitër i njohur në Shqipëri, është përzgjedhur si vëzhgues i arbitrave të këtij takimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera