Lajme

Udhëtimi i parë zyrtar i ministres austriake do të kushtojë 10 euro!

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 08 January 2018

Kneissl nesër do të bisedojë në Bratislavë me kolegun e saj sllovak Miroslav Lajcak i cili është kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Udhëtimi i parë në botën e jashtme i ministres së jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, do t’i kushtojë shtetit 10 euro. Kneissl po udhëton në Sllovaki, e cila është destinacioni i parë i saj prejse e ka marrë detyrën e re, dhe në këtë vend fqinj ajo do të udhëtojë me tren.“Do të udhëtoj me linjën hekurudhore REX, që kushton 10 euro.

Ky është treni me të cilin, përndryshe, kam udhëtuar deri tani gjatë ditës nga Gramatnojzidl për në Vjenë, bashkë me personelin mjekësor dhe studentët sllovak”, i ka treguar ministrja gazetarëve.

-Advertisement-

Kneissl nesër do të bisedoj në Bratislavë me kolegun e saj sllovak Miroslav Lajcak i cili është kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të KB.

Kursimtar është edhe kancelari i ri austriak Sebastian Kurz, i cili, si edhe më herët kur ishte ministër, po vazhdon të udhëtojë me klasë ekonomike.
Kështu Kurz do të udhëtoj në Francë e më pas në Gjermani me aeroplan por me klasë ekonomike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera