Lajme

Udhëtimi pa viza për Kosovën më së largëti në këtë datë, ministri çek jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 30 November 2022

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE’së në mbledhjen e sotme ranë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Europian, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavský.

-Advertisement-

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, migracionin, menaxhimin dhe sigurinë dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm do të forcohet në të ardhmen”, tha ai.

Data e fundit që kosovarët të lëvizin lirshëm në Evropë pritet të jetë janari i vitit 2024./Gazeta Infokus/

“Ky është një lajm i madh për Kosovën”, presidenca çeke konfirmon për Infokus dritën jeshile për liberalizimin e vizave

Presidenca çeke jep detaje për Infokus: “Ky do të jetë hapi i radhës që 1.1.2024 të jetë data e dhënies së vizave për Kosovën”

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera