Lajme

Udhëtimi i qytetarëve pa viza, publikohen pamje nga aeroporti “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 02 January 2024

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari gëzojnë lirinë e lëvizjes, duke mundur të udhëtojnë në 32 shtete pa viza.

Më 1 janar, udhëtuan për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët kishin fituar në kuizin e organizuar nga Qeveria e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në faqen e Integrimit Evropian të Kosovës janë publikuar disa pamje kur udhëtarët udhëtojnë pa viza drejt Vjenës.

-Advertisement-

“Fillimi e një ëndrre: Shikoni momentin kur udhëtarët e parë me pasaporta të Kosovës nisen #paviza drejt Vjenës. Një hap i madh në rrugën drejt BE-së dhe aventurave të reja”, shkruan sipër videos së publikuar.

Cilat dokumente udhëtimi nevojiten për të shfrytëzuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen?

√ Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen);

√ Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen;

√ Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni;

√ Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;

√ Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës;

√ Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera