Udhëkryqi i aksidenteve
Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 25 February 2018
Kryqëzimi që lidh rrugët “Bejtë Rexhepi” dhe “Hasan Hasani”, në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit është bërë cak i aksidenteve.
Gjithë kjo telashe ka nisur kur është ndërtuar para disa viteve rruga “Bejtë Rexhepi”, e cila është rrugë me përparësi kalimi dhe i është bashkangjitur rrugës “Hasan Hasani”.
Banorët e kësaj ane konsiderojnë që zgjidhja më e mirë për të eliminuar aksidente do të ishte rreth rrotullimi.
Faik Brahimi, banorët i Zabelit të Ulët për KosovaPress ka deklaruar se ky udhëkryq është mjaftë i rrezikshëm dhe si pasojë e kësaj çdo javë shënohen aksidente.
Ai thotë se rreth rrotullimi do ishte mënyra më e mirë për t’iu ikur aksidenteve.
“Ma i rrezikshëm nuk ka, këtu vetëm Zoti i shpëton, për çdo javë bëhen aksidente, por fal Zotit me fatalitet nuk ka pasur ende, vetëm të lënduar po…Sipas neve këto probleme se di as atëherë pse nuk e kanë bërë rreth kur ka vend, ka hapësirë pse mos me bë rreth sepse ka qenë pozitë e favorshme për rreth, këtu kemi rast kur edhe vetë Policia ndalet, e dinë që ka përparësi”, tha ai.
Se pothuajse çdo javë ndodhi aksidente në këtë udhëkryq e thotë edhe Arbnor Rrustemi, banorë i kësaj ane, i cili thotë se brenda javës ndodhin një apo dy aksidente.
Rrustemi shton se edhe shenjat e komunikacionit që i orientojnë ngasësit e automjeteve në këto dy rrugë janë të vendosura jo mirë.
“Kisha mund të them se ky udhëkryq nuk është si duhet se ma herët ka qenë kjo rruga kryesore, pastaj e kanë lidhur edhe me rrugën në urë dhe kështu qytetarët jashtë komunës së Drenasit nuk e dinë cila ka përparësi e cila jo, shenja janë por ta vështirësojnë edhe shikimin…Si qytetar i këtij vendi mendoj se kësaj rruge i duhet patjetër një rreth. Brenda javës ndodhin një dy aksidente”, tha ai.
Mirëpo sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti nga janari këtij viti e deri në këtë periudhë gjithsej në atë zonë duke përfshirë edhe udhëkryqin janë shënuar 7 aksidente.
Përmes postës elektronike, Ahmeti ka bërë të ditur se shkaqet kryesore të që po qojnë deri tek aksidentet tek udhëkryqi i rrugëve “Bejtë Rexhepi” dhe “Hasan Hasani”, është mos respektimi i shenjave të komunikacionit.
Ndryshe, vetëm në vitin 2017 në gjithë territorin e Kosovës janë shënuar mbi 16 mijë e 122, ndërsa në aksidentet e trafikut rrugor kanë humbur jetën gjithsej 119 persona.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...