Udhëhoqi NATO-n për 10 vite, Stoltenberg mesazh vendeve anëtare në fjalën e lamtumirës: Duhet të jeni të gatshëm të paguani çmimin për paqe
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 20 September 2024
Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg i paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s të jenë të bashkuara dhe tha se ato duhet patjetër “të jenë të gatshme ta paguajnë çmimin për paqe” përballë një Rusie të guximshme.
Duke folur në selinë e NATO-s në Bruksel më 19 shtator, Stoltenberg shpalosi të arriturat prej se e mori drejtimin e aleancës më 2014, si dhe sfidat e tanishme.
“Lajmi i mirë është se ne e kemi përmbushur zotimin e dhënë para 10 vjetëve [që vendet anëtare t’i shpenzojnë 2 për qind të GDP-së së tyre për mbrojtjen], por lajmi i keq është se kjo nuk mjafton më”, tha Stoltenberg, duke lënë të kuptohet se caku i shpenzimeve prej 2 për qind nuk do të mjaftojë për ta mbrojtur aleancën kundër Rusisë.
“Ne duhet të jemi të gatshëm ta paguajmë çmimin për paqe. Më shumë të holla, mbrojtje më të forta, sa më efikase mbrojtja jonë, aq më e madhe siguria jonë”, tha ai.
Norvegjezi 65-vjeçar i paralajmëroi vendet anëtare të mos “i këmbejnë interesat ekonomike afatshkurtër për nevojat afatgjate të sigurisë”, duke thënë se “proteksionizmi kundër aleatëve nuk e mbron sigurinë tonë”.
Duke folur për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka shkaktuar mospajtime mes disa anëtarëve që kanë vënë në pikëpyetje mbështetjen e fortë të NATO-s për Kievin, Stoltenberg tha se “Ukraina duhet të përballet me Rusinë nga një pozicion i fuqishëm”.
Çdo marrëveshje e ardhshme për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë, ai tha, “duhet të mbështetet nga një përkrahje e fortë dhe e qëndrueshme ushtarake, jo thjesht nga letrat”.
Ai, gjithashtu, paralajmëroi se “fuqia ushtarake ka kufijtë e saj,” duke thënë se “qëllimi i çdo operacioni të ardhshëm ushtarak jashtë territorit të NATO-s duhet të jetë i përcaktuar qartë”.
“Ne duhet të jemi të sinqertë për atë që mund dhe nuk mund ta arrijmë,” tha ai.
Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, i cili do të kthehet në atdhe për t’u bërë guvernator i Bankës Qendrore, do t’ia dorëzojë detyrën ish-kryeministrit holandez, Mark Rutte, më 1 tetor.
Në muajt e tij të fundit në detyrë, Stoltenberg është përpjekur t’i bashkojë anëtarët e NATO-s, pasi Hungaria ka paraqitur pengesa për mbështetjen e aleancës për Ukrainën, ndërsa kryeministri Viktor Orban ka thënë se nuk do të ofrojë fonde apo pajisje ushtarake për ta ndihmuar Kievin./ rel
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...