Lajme

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor pajtohen që të vihet drejtësi për të zhdukurit e konfliktit të ish-Jugosllavisë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 17 May 2021

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka publikuar një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, pas takimit të samitit të Brdo-Brijunit.

Një ndër pikat për të cilën u pajtuan ata ishte hetimi i rrethanave se si janë zhdukur njerëzit gjatë konflikteve në shpërbërjen e Jugosllavisë.

“Ne, liderët e Procesit të Brdo-Brijun po avokojmë për vizionin e përbashkët strategjik të Europës, si e tërë, e lirë dhe në paqe. Ne nënvizuam zotimet për paqe dhe stabilitet, përfshirë marrëdhëniet e mira të fqinjësisë. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe unifikimi i Europës nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

Me anëtarësinë e Bashkimit Europian, kufijtë në mes shteteve anëtare bëhen më pak domethënës, që sigurojnë hapësirë për bashkëjetesë të pluralitetit të identiteteve kombëtare.

Ne edhe një herë e pranojmë domosdoshmërinë për të dhënë llogari për të zhdukurit gjatë konfliktit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe përsërisim nevojën për të hetuar rrethanat e zhdukjes së tyre dhe të sillen përgjegjësit para drejtësisë, me qëllimin që të kontribuohet deri te pajtimi i përhershëm, paqja dhe stabiliteti”.

Image
Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera