Udhëheqësit botërorë mblidhen në Munih: Çështjet kryesore për të cilat do të ballafaqohen ata
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 13 February 2020
Udhëheqës politikë dhe ushtarakë nga e gjithë bota shkojnë në Gjermani për Konferencën treditore të Sigurisë së Munihut që hapet të premten.
Siç njofton Zëri i Amerikës, nga Irani në Hong Kong, nga Ukraina në Libi, sfidat e sigurisë janë të shumta dhe këto konflikte ndodhin në kushtet e koronavirusit dhe emergjencës së klimës globale.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një delegacion të madh në Munih, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, një sinjal se Uashingtoni do që t’i kundërshtojë akuzat se po tërhiqet nga angazhimi, thotë analistja Elisabeth Braw e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.
“Aktualisht Shtetet e Bashkuara po fillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake amerikane në Evropë që prej një çerek shekulli. Duhet ta kemi këtë parasysh kur flasim për distancimin e Shteteve të Bashkuara nga Evropa”, thotë ajo.
Përplasja më e madhe e Uashingtonit në Munih ka mundësi që të jetë me Iranin, pasi Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin iranian Qassem Soleimani në fillim të këtij viti, që u pasuan nga goditjet iraniane ndaj bazave ushtarake në shenjë hakmarrjeje, që arritën kulmin me rrëzimin aksidental të avionit ukrainas nga ushtria iraniane.
Por drejtuesi i konderencës, Wolfgang Ischinger shpreson që konferenca të ofrojë një shans për marrëveshjen bërthamore me Iranin.
“Në mënyrë që ta ruajmë përmes negociatave për sistemet balistike, arkitekturës rajonale të sigurisë, luftës kundër terrorizmit. A mundet Irani të ndalë mbështetjen ndaj Hezbollahut? Pyetje të tilla”, thotë zoti Ischinger.
Vrasja e Soleimanit në territorin irakian, solli si rezultat reagimin e Bagdadit dhe një votim në parlamentin irakian për të dëbuar 5 mijë trupat amerikane në vend.
NATO-ja po diskuton mundësinë e marrjes nën kontroll të misionit të trainimit të forcave irakiane që po luftojnë me Shtetin Islamik, gjë që është mirëpritur nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper që foli me gazetarët, gjatë udhëtimit për në Evropë.
“Nëse NATO-ja mund të kompensojë për praninë amerikane, që të na lejojë me kalimin e kohës të kthejmë disa nga forcat”, tha ai.
Konflikti në Siri vazhdon të destabilizojë rajonin e Lindjes së Mesme, dhe Ankaraja po paralajmëron hakmarrje kundër Damaskut për vdekjen e ushtarëve turq në përplasjet e kësaj jave.
Edhe lufta në Libi është në krye të axhendës evropiane.
Ka shpresa që bisedimet e paqes mund të jenë duke përparuar në Afganistan, me njoftimet se Shtetet e Bashkuara dhe Talebanët mund të jenë pranë një marrëveshjeje.
Ministri i Jashtëm i Kinës do të marrë pjesë në konferencë mes alarmit për koronavirusin, protestave pro-demokracisë në Hong Kong dhe përpjekjeve amerikane për të bllokuar firmën kineze, Huawei.
Ndërkohë mbështetja e Rusisë për forcat rebele në Ukrainën lindore vazhdon të acarojë tensionet me Evropën. Franca së fundmi ka bërë thirrje për t’u riangazhuar me Moskën.
“Shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të shqetësoheshin”, thotë zonja Braw.
Ndërsa rriten tensionet globale, udhëheqës nga e gjithë bota do të mblidhen në një hotel në qendër të Munihut, për tri ditë debatesh të forta.
Të tjera
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...