Lajme

“UÇK, nderi i shqiptarëve”, “Mos ma gjyko lirinë”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, qytetarë të shumtë protestojnë në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 03 April 2023

Qytetarë të shumtë janë duke protestuar para Gjykatës Speciale në Hagë, ku mëngjesin e sotëm ka nisur gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët mbajnë me vete pankarta të ndryshme ku përmes tyre kërkojnë lirinë e ish krerëve të UÇK-së.

“Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, janë disa nga pankartat e protestuesve, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Në paraqitjet e tyre të para, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u deklaruan të pafajshëm.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera