Lajme

UBO me sondazh për Malishevën: Ekrem Kastrati fiton me 54.3% kundrejt Isni Kilajt me 45.7%

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 10 November 2021

Gazeta Blic e ka siguruar sondazhin e realizuar nga UBO Consulting.Sipas këtij sondazhi, i cili është realizuar para 10 ditësh garën në Malishevë pritet ta fitoj kandidati i Nismës Social Demokrate, Ekrem Kastrati.Ekrem Kastrati i Nismës në sondazhin e realizuar nga UBO me 1065 respodent ka marrë 54.3 për qind të votave, derisa Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 45.7 për qind të votave.

Ky rezultat ka dalë në pyetjen e shtruar: “Nëse zgjedhjet për kryetar të komunës do të mbaheshin këtë të diele, dhe në garë do të ishin kandidatët e mëposhtëm, cilin prej tyre do ta votonit“.Në vazhdim e gjeni sondazhin e UBO-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera