Lajme

Ua shet të njëjtën banesë dy personave, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 27 January 2023

Një burrë është arrestuar në Prishtinë për veprën penale “Mashtrim”.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, i dyshuari gjatë muajit gusht të vitit të kaluar ua kishte shitur të njëjtën banesë dy personave.

“Prishtinë 01.08.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera