Rozë

U2, ColdPlay dhe Ed Sheeran, më të paguarit e vitit 2018

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 06 December 2018

“U2”, “ColdPlay” dhe Ed Sheeran janë muzikantët më të paguar në biznes, e për këtë garanton revista “Forbes”.

Rokerët veteranë irlandezë të “U2” kryesojnë listën me 118 milionë dollarë, ose 104 milionë euro fitime, ndihmuar nga turi më i fundit i tyre “Joshua Tree”, që është ndjekur nga 2.7 milionë fansa, por edhe shitjet e albumit të fundit të tyre, “Këngë të eksperiencës”.

Rokerët britanikë të “ColdPlay” pretendojnë vendin e dytë, me fitime prej 115.5 milionë dollarësh nga turi i tyre dyvjeçar “Një mendje plot ëndrra”. Ndërsa superstari britanik i popit, Ed Sheeran, pason me 110 milionë dollarë fitime vetëm këtë vit.

10 muzikantët më të paguar kanë mbledhur këtë vit 886 milionë dollarë, një shifër kjo pak a shumë e njëjtë me atë të një viti më parë. Të tjerë artistë në listën e më të paguarve të revistës “Forbes” janë edhe yjet amerikanë Bruno Mars, Katy Perry, Taylor Swift dhe Jay Z..

Të tjera