Lajme

U vu gurthemeli i lapidarit të dëshmorit Imer Shala – Rrapini

Autori: Islam Morina 12:23 | 02 October 2021

Në fshatin Miradi e Epërme, këtë të shtune u vu gurthemeli i lapidarit të dëshmorit Imer Shala – Rrapini, i cili ra heroikisht në betejën e Abrisë, më 7 prill 1999.

Në ceremoninë e gurthemelit të lapidarit të dëshmorit morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, banorë të Miradisë e miq të dëshmorit, kurse edhe pse e kishte paralajmëruar pjesëmarrjen, nuk mori pjesë në ceremoninë e gurthemelit kryetari i Fushë Kosovës Burim Berisha, shkruan Gazeta Infokus.

Dëshmori Imer shala ishte njëri ndër ushtarët e hershëm të UÇK-së dhe pjesëmarrës i shumë betejave në zona të ndryshme operative, si në Pashtrik, Llap e Gollak dhe përfundimisht ra për të mos u shur kurrë në Zonën Operative të Drenicës, në luftimet e 7 prillit 1999 në Abri.

-Advertisement-

Vet akti i tij i flijimit duke mos lënë në duart e armikut shokun e tij të armëve Xhevat Demaku, flet për gatishmërinë e Ymerit për të flijuar vetën për shokët dhe lirinë e vegjëlisë.

Në takimin e fundit të dëshmorit Ymer Shala me nënë Hasimen tashmë të ndjerë, diku në janar të vitit 1999, Imeri sikur e dinte se liria nuk do ta gjente gjallë, ai i ishte drejtuar nënë Hasimes me disa fjalë në momentin kur po nisej për në vijat e frontit, pas një vizite të shkurtë që ia bëri asaj në Kodrën e Trimave:

“Nanë mua s’me ke më djalë vetëm ti, tashmë jam i krejt Kosovës, ti i ke djemtë tjerë, andaj mos nxirr lot nga sytë nanë se është gjynah nga gjaku i Jasharëve, që janë sakrifikuar e gjithë familja për liri”, ishin këto fjalët e Imerit për nënën e tij.

Në oborrin e shkollës së mesme të ultë në Miradi, qëndron krenar busti i dëshmorit Imer Shala, tash e sa vjet edhe pse për arsye të ndryshme kjo shkollë ende nuk e mbanë emrin e dëshmorit Imer Shala./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera