Lajme

U vra sot në Fushë-Krujë, njëri prej viktimave u shpall në kërkim për vrasjen e një polici

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 17 July 2022

Njëri prej personave të mbetur të vrarë në atentatin e kësaj të diele në Fushë-Krujë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e efektivit të FNSh-së, Xhulio Prela.

Bëhet fjalë për Brilant Martinajn, që pas vrasjes së efektivit të FNSh-së në 2020 u shpall në kërkim ndërkombëtar nën dyshimet se ishte larguar jashtë vendit.

26-vjeçari Xhulio Prela u qëllua për vdekje mëngjesin e 5 dhjetorit të vitit 2020 teksa po kthehej nga Shkodra në drejtim të Tiranës ku dhe banonte.

-Advertisement-

Ndërkohë, dy viktimat e tjera në atentatin e Fushë-Krujës janë Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera