Rozë

U vra në mes të Tiranës, Fjolla Morina mesazh të ndjerë për Jurgen Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 19 March 2019

Jurgen Kurti, 26-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, nuk ishte i panjohur i publikun.

Ai njihej si ish-model, biznesmen por edhe menaxher i VIP-ave.

Pak pas vrasjes së Kurtit, ka reaguar këngëtarja Fjolla Morina.

-Advertisement-

Ajo ka publikuar një fotografi, duke shkruar, “U prefsh në paqe shoku jem”.

Nga hetimet lidhur me vrasjen, dyshohet se dy persona i kanë bërë pritë poshtë pallatit të tij, në rrugën “Zef Jubani”, mbas postës nr.8, teksa mendohet se e kanë mbajtur nën vëzhgim.

26-vjeçari u qëllua pak pas orës 22.00 me tre plumba, të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Ndonëse rrethanat e krimit janë të paqarta, dyshohet se kanë qenë dy persona me motor ata që kanë kryer krimin, të cilët janë larguar me shpejtësi. /a.y/noa.al

Vrasja e Jurgen Kurtit në Tiranë, si iu bë pritë poshtë shtëpisë

Jurgen Kurti, i fiksuar pas jetës luksoze dhe pushimeve përrallore

Britmat dhe lotët e familjarëve pas vrasjes së Jurgen Kurtit, dalin pamjet.

Kush është Jurgen Kurti, 26-vjeçari i ekzekutuar sonte në Tiranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera