Lajme

U vra mbrëmë, i jepet lamtumira e fundit të riut nga Mitrovica (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 06 May 2017

Ka nisur ceremonia e varrimit të 24-vjeçarit, Ermal Kamberaj.

Djali nga Shipoli i Mitrovicës mbeti i vrarë mbrëmë pas disa të shtënave me armë zjarri në njërën prej kafiterive të këtij qyteti.

Varrimi i tij po bëhet në varrezat e fshatit Shipol, ku shihet edhe një numër i madh njerëzish për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut që nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve.

-Advertisement-

Sipas policisë, dorasi është ende në arrati, ndërkaq organet e hetuesisë janë duke u merr me rastin vazhdimisht.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i tha Klan Kosovës, se një armë dhe tri gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes, dhe shtoi se ende nuk dihen motivet e vrasjes.

I ndjeri Ermal Kamberaj ishte menaxher i lokalit ku edhe u vra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera